Atë Gjergj Fishta ‘Të nxanunt e pafaj të së Lumes Virgjines Mrí’.
(08.12.2008 RV)1 “Mnín kam per t’qitun ndermjet Grues e teje E
ndermjet bîmës, qi Asajë ka per t’i lé, E ti nen thêmer t’Sajë, i ndrydhun kreje,
Pluhun do t’bréjsh e dhé.” 2 Njeshtû atje n’Eden t’blertë, n’atë
ças të mnershem Kúr s’parit mkati flligji rruzullimin, I Bukri i qiellve i
foli gjarpnit t’hershem Ka’ i lshoi të randë mallkimin. 3 E rruzullimi
per dyzet qindvjeta E priti atë Grue të folne prej t’Amshuemit, Prej s’cilles
n’shekull do t’pertrihej jeta, Do t’ngjallej shpresa e t’shuemit. 4 E
qe, se n’kohë të vûme n’shêj prej qiellit, Po del Âjo, qi e priten motet t’tâna, E
bardhë si drita, veshë me rreze diellit, E bukur mâ se hâna. 5 Hyjzit
mâ t’bukurt per rreth krés i shndrisin, E hâna i rrin per shkamb nen kambë t’pushtueshme. Prej
trollit t’lartë t’nji rregji ka Âjo fisin, N’popull t’vet e madhnueshme. 6
E sheh mâ i madhi i jetës nalt prej Empirit, E sheh kah vjen si fjolla e
tymit t’kemit, Edhe per Âmë Âj i a shenjton të Birit, Shelbuesit t’tânë polemit. 7
Mâ t’lehtit Êj, mâ t’epert Kerubima, Fron e Dominacjon edhe Pushteten, E
Serafîjt e ndezun si vetima Pervûjtë Asa’ i pershndeten. 8 Per Rregjineshë
edhe e nderon natyra Âtë, qi âsht drita e rrezes s’amëshueme, E Mendes s’Eper,
qi âsht edhe pasqyra Mâ e kjartë e mâ e kullueme. 9 E Gjarpni i
motshem, qyshë n’fill t’herës krenár Ka’ e sheh edhe t’pervûjtë n’gjith atë lumní, Prej
resës përmblidhet n’férr kulár-kular, E fishkullon n’ajri. 10 E
tu’ u plandosë i mnershem n’zjarm t’pasosun Helm kundra Sajë sterklatë me gjuhë
të çame N’per t’cillen Even pat dikúr perdhosun Tu’ i sjellë mâ t’randet dame. 11 Por kot; pse i Lumi e ruen si kopshtë t’vallue, E ruen sí lil nder
ferra të morrizit, Si gurrë të gjallë, qi shkon tue gurgullue Neper vrrîje
t’Parrizit. 12 Perse Âjo âsht rrâja, mbetun njomë gjith-hera, Prej
s’cillës dikúr do t’bîje lulja Jese; Perse e njerzimit vetem â’ Âjo ndera: Âsht
hýll e limâ shprese. 13 O Zojë, o Virgjen, o Shêjtneshë e lume! Ti
jé ajo Grue, qi i hershmi e priti moti E me t’cillen Mendja e naltë e amshueme
Vepren krijuese e ploti. 14 Ti streha jé e ngushllimi i t’bijve
t’robit, Perse prej teje Hylli i bardhë na doli, Të cillin Hy’i dikur prej derës
s’Jakobit Popullit t’zgjedhun i a foli. 15 Ti jé, po, Âjo, qi porsi
ushtri kreshnike Fuqít e ferrit per nen kambë i shkele, Qi t’rrejshmet msime
permbí tokë i fike, E anmiqt e Fés i ngele. 16 Kah don fajtori
mnís me i hikë t’frigueshme, T’elterit t’and kerkon ai t’bardhat troje, Pse
Ti e njerzimit Nâna jé e ngushllueshme E n’Tý gjên ndimë e proje. 17 Ke
ti i mjeruemi vjen, po, per m’u ankue Pse, se âsht xânë jeta, kurr Ti lott e t’mjerit,
Qi sheklli e bân me kjá, s’i ké poshtune Si t’bijt e robit t’njerit. 18
Deh ! prá, Ti, o Rregjinesha e rruzullimit, Âta t’út sý të mshírshem prej
nesh sielli E nierit t’ngratë, qi kján n’ketë fushë mjerimit Mâ t’bardha dit
Ti kthielli. 19 Per Urdhen Shêjt t’Sh.Françeskut lute Zotin E rritja
nderen, emnin edhe rueja, Pse ky per tý dikur pat rritun Skotin Kreshnik nder
lufta t’ueja. 20Shtrîje edhe doren mbi kto malet t’ona, E neper rrezet
t’amëshuem t’Ungjillit, Na prîj atje, kû na me u gjetun dona Nder t’blertat
vrríje t’qi’ellit.