2008-12-06 17:29:35

“Kundër armëve” - editorial i Atë Federiko Lombardit.


(07.12.2008 RV)RealAudioMP3 Ditët e kaluara Selia e Shenjtë nënshkroi në Oslo Konventën kundër municioneve coptuese (cluster bombs), famëkëqija jo vetëm për viktimat që shkaktojnë edhe ndërmjet civilëve, kur përdoren, por edhe për sasinë e bombave që mbeten të pashpërthyera në terren e vijojnë të shkaktojnë viktima të pafajshme, edhe pasi kanë kaluar shumë vite. Selia e Shenjtë mori pjesë gjallërisht në këtë betejë për paqen, që në fillimin e saj, duke bërë pjesë në grupin e gjashtë vendeve, që e promovuan të parët në nivel ndërkombëtar. Është shenjë e impenjmit konkret në frontin e çarmatimit. Në fjalimin e mbajtur me rastin e nënshkrimit, sekretari i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet, imzot Mambertì, vërejti se edhe në rrethanat e krizës ekonomike financiare ‘buxhetet dhe shpenzimet ushtarake, për fat të keq, vijojnë të rriten në mënyrë alarmante”. Megjithëkëtë, Selia e Shenjtë vijon të japë kontributin e vet për forcimin dhe zgjërimin e së drejtës humanitare ndërkombëtare, në përkim të plotë me mesazhin që Benedikti XVI u përcolli Kombeve të Bashkuara me rastin e udhëtimit të tij në Nju Jork. Një udhë e gjatë, gjithnjë në shërbim të jetës dhe të dinjitetit të njeriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.