2008-12-06 14:25:25

Liturgjia e Fjalës së Zotit e së Dielës II të Ardhjes


(06.12.2008 R.V.)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së II-të të kohës së Ardhjes, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik të kishës.
Koha e Ardhjes është kohë pritjeje. Derisa përkujtojmë ardhjen e parë të Krishtit në histori, liturgjia e Fjalës së Zotit, na fton të vihemi në perspektivën e ardhjes së dytë të Mbretërisë së tij Hyjnore. Gjatë pritjes e përgatitjes sonë shpirtërore për Ardhjen e Krishtit në jetën tonë, si në këtë të diele të dytë po edhe në atë të tretë të Ardhjes, na ndihmon shembulli e figura e Shën Gjon Pagëzuesit. Ai vazhdon akoma, në Kishë, misionin e tij të përgatitjes së një populli mirë të prirur ndaj Krishtit. Përveç thirrjes për t’u kthyer tek Zotit, Gjon Pagëzuesi na mëson si të identifikohemi e mishërohemi me Fjalën e Zotit. Më tepër mbi liturgjinë e Fjalës së Zotit të dielës së 2-të të Ardhjes, mund të dëgjoni duke klikuar këtu.......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.