2008-12-06 17:41:45

Gjon Pali II ‘Virgjër e Papërlyer!’


(05.12.2008 RV)Bukuria jote e pacënuar shpirtërore
është për ne gurrë e gjallë besimi e shprese.
Virgjër e Shenjtë, të kemi Nënë
e kjo na bën të sigurtë në shtegtimin e jetës,
është peng shëlbimi.
Prandaj tek ti, o Mari, vrapojmë plot besim.
Ndihmona të ndërtojmë një botë
ku jeta e njeriut të duhet e të mbrohet,
çdo formë dhune të zhduket,
e të gjithë me ngulm të kërkojnë paqë.

Virgjër e Papërlyer!
Ndimona ta kremtojmë e ta adhurojmë
me fe të përtrirë e dashuri të flaktë,
misterin e Shenjtë të Korpit e të Gjakut të Krishtit.
Në shkollën tënde, Grua eukaristike,
na mëso të kujtojmë veprat e mrekullueshme,
që Zoti nuk pushon së kryeri në zemrën e njerëzve.
Me kujdes amtar, Virgjër Mari,udhëhiqi gjithnjë hapat tonë në udhët e së mirës!







All the contents on this site are copyrighted ©.