2008-12-06 18:19:07

E Diella e dytë e t’Ardhunit.


(07.12.2007 RV)Izaia Profetë, Davidi, Baruh (Antifona e të Hymit, Psalmi mbas Letrës, Antifona mbas Kungimit) e të tjerë Patriarkë e Profetë e kundruen Mesinë shpirtnisht. Shën Gjoni Pagëzues, përfaqësuesi i fundit i Testamendit të Ri, përkundra, ia gatoi rrugën dhe në Krishtin dalloi kjartë Shëlbuesin, rreth të cilit kanë për t’u grumbullue tanë popujt.
Me të t’ardhun të Krishtit, Jeruzalemi e Sioni u shndërruen në nji Jeruzalem të rí: në Kishën shêjte. Në këtê, mâ kjartë se sa në kryeqytetin e Popullit të Zgjedhun, të verbtit kanë për pá dritën e së vërtetës; ata qi shkjepojnë në vepra të mira, kanë për të hecë kah virtytet e shêjtnia e jetës; të gërbulunt, mbulue ma varrë të mëkateve, kanë për t’u sherue; shurdhët në shpirt kanë, për të veshtrue fjalën e Zotit; të dekunt para hirit, kanë për t’u ngjallë e të vorfënve e të përbuzunve prej shekullit ka për t’iu kumtue lajmi i gëzueshëm i Ungjillit (Ungjilli). Ky âsht misioni i Kishës e ky mision na përcjell kah Jeruzalemi qielluer, qi na pret në tjetrën jetë.
Për t’u kapë këtu, nevojitet të hecim me Krishtin e Kishën e tij. Prandej duhet të bâjmë tonat çme tash porositë e Shën Palit Apostull, i cili në Letrën (Letra) e Meshës së soçme na këshillon t’i apim lavd Hyut sbashkut me Krishtin dhe njiherit të jetojmë në dashtëní me shoqishoqin, tue u pru njani me tjetrin, ashtu si âsht pru Krishti me né.
Meshari i të kremteve, Perkthye dhe zhvillue prej At Danjel Gjeçajt OFM, fq. 12-13, Romë 1966







All the contents on this site are copyrighted ©.