2008-12-06 17:29:03

Arriti në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan Bredhi i Krishlindjes.


Sheshi i Shën Pjetrit po merr pamje festive, me Bredhin e Krishtlindjes e Shpellën e Betlehemit në përgatitje e sipër, në mes.
Bredhi, i lartë 33, metra sivjet vjen nga Austria jugore. Është dhuratë për Papën nga komuna austriake Gutenshtain. I lartuar, si çdo vit, pranë Obeliskut, tani po stoliset për festë me zbukurime vezulluese. Të enjten, më 13 dhjetor, në Romë do të jetë i pranishëm një delegacion i Altenburgut. Një fëmijë i ardhur enkas nga kjo krahinë, do të ndezë dritat e Bredhit në praninë e personaliteteve të Vatikanit e të Austrisë jugore, që do të shoqërohen nga një grup i madh shtegtarësh.Bredhi i parë i Krishtlindjes në Vatikan u vendos në vitin 1982, për t’u bërë, më pas, traditë e përvitshme. 26 herë me radhë ka ardhur nga vise të ndryshme malore të Italisë, 25 herë nga Austria e 21, nga Kroacia, por edhe nga Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Sllovenia e Republika Sllovake.

Ndërsa nesër, më 8 dhjetor, Benedikti XVI do të hapë kremtimet e dhjetorit, me aktin tradicional të nderimit të Zojës së Papërlyer, në Sheshin romak të Spanjës.







All the contents on this site are copyrighted ©.