2008-12-05 18:46:24

Predikimi i parë i Kohës së Ardhjes në Vatikan.


(05.12.2008 RV)RealAudioMP3 Atë Raniero Kantalamesa mbajti sot në Kapelën e Nënës së Shëlbuesit në Vatikan, predikimin e parë të Kohës së Ardhjes, në praninë e Papës e të bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Predikatari i Shtëpisë Papnore foli kryesisht për shndërrimin e Shën Palit, duke kujtuar takimin e Palit me Krishtin, takim që ia ndryshoi krejtësisht rrugën e jetës. E duke e lidhur predikimin me Kohën e Ardhjes, predikatari theksoi:

“Çdo propozim fetar nis duke u treguar njerëzve ç’duhet të bëjnë për t’u shëlbuar ose për t’u ndriçuar. Krishterimi nuk fillon duke u mësuar njerëzve ç’duhet të bëjnë, por duke u treguar ç’ bëri Zoti për ta në Krishtin Jezus".







All the contents on this site are copyrighted ©.