(04.12.2008 RV)Hyji erdhi në Të, E u bë shërbëtor. Në Të erdhi Fjala, E
heshti në kraharorin e Saj. Erdh bubullima në Të, Pa zhurmë, pa bujë. Bariu
erdhi në Të E lindi qengji E qau në prehër të Saj. E kështu kraharori i Marisë Rolet
përmbysi. Ai që gjithçka e krijoi, Gjithçka e mori në duar Në duart që s’kishin
asgjë Në duart që kishin gjithçka. I Tejetlarti erdhi në Të, Erdh’ i përvujtë. Drita
erdhi në Të, Veshur si varfanjak. Ai që jetës i jep jetë, Pati uri. Ai
që është gurra e vërtetë, Etje pati të pashuar. Doli prej Saj krejt i zhveshur, Ai
që botët i vesh n’ bukuri.