2008-12-02 17:34:02

Ligji moral natyror, në qendër të plenares së Komisionit Teologjik Ndërkombëtar.


(02.12.2008 RV)Komisioni Teologjik Ndërkombëtar do të mbajë më 5 dhjetor në Vatikan, sesionin plenar vjetor, nën drejtimin e sekretarit të tij të përgjithshëm, imzot Lui Françisko Ladaria. Komisioni, mandati pesëvjeçar i të cilit përfundon sivjet, do të shqyrtojë temat e caktuara për studim. Në mënyrë të posaçme, anëtarëve do t’u paraqitet për miratim projekt-dokumenti mbi ligjin moral natyror “Në kërkim të një etike universale. Një shikim i ri mbi ligjin natyror”, që më pas do t’i nënshtrohet procedurës së parashikuar nga statutet, para botimit të tij të mundshëm. Do të pasojë diskutimi i thelluar mbi temën: “Kuptimi dhe metoda e teologjisë”. Në përfundim të punimeve, anëtarët e Komisionit Teologjik Ndërkombëtar do të priten në audiencë nga Papa Benedikti XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.