2008-12-02 17:42:22

Kosovarët protestojnë kundër planit të ri të OKB-së për Eulexin


(02.12.2008. R.V.)Disa mijëra kosovarë zbritën sot në shesh në Prishtinë për të protestuar kundër planit të ri miratuar nga OKB-ja për dislokimin e ri të trupave të Misionit të Bashkimit Evropian (Eulex) në Kosovë. Dislokimi i ri që ishte vënë në plan për sot, do të zbatohet me ndonjë ditë vonesë. Manifestuesit, mbledhur falë organizatave të ndryshme vendore joqeveritare si edhe nga lëvizja drejtuar nga Albin Kurti, lëshuan parulla dhe thirrje kundër planit të ri, kundër Eulex-it si edhe kundër Lamberto Xanierit, italian, kryetar i Unmik-ut, përfaqësisë së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.







All the contents on this site are copyrighted ©.