2008-12-01 18:02:48

Është barbari ta propozosh abortin si të drejtë universale


(01.12.2008 RV) “Një nismë e tillë është diçka e trishtuar, që të indinjon – pohon imzot Çelestino Miliore lidhur me diskutimin që do të organizohet më 10 dhjetorin e ardhshëm në Asamblenë e përgjigjthem të Kombeve të Bashkuara për ta shtuar edhe abortin ndërmjet të drejtave universale të njeriut. Kërkesa është bërë nga një grup organizatorësh, që e mbështesin abortin.
Imzot Miliore e dënon, duke nënvizuar se kjo nismë hedh poshtë gjithë sistemin e të drejtave të njeriut, sepse nuk na çon në riorganizimin e tyre, por në rrugëzgjidhje personale. Për më tepër përfaqëson hyrjen në parimin e lashtë e të padëshirueshëm për njerëzimin: ‘Homo homini lupus’ – ‘Njeriu është ujk për njeriun’.
Kjo s’është tjetër, veçse mizori moderne, e cila e minon dhe e shkatërron shoqërinë nga brënda!







All the contents on this site are copyrighted ©.