2008-12-01 18:20:12

Shtigjeve të Krishtlindjes


(01.12.2008 R.V.)RealAudioMP3 Dëgjues të nderuar një përshëndetje edhe nga motër Florinda Shkrepa, siç e dini, me këtë të diele kemi filluar një Vit të Ri kishtar. Në fillim të Kohës së shpirtërore të Ardhjes, liturgjia na kujton se Zoti na dhuron kohën e vet. E pjesa e parë e këtij viti kishtar, quhet kohë e Ardhjes. Kështu liturgjia e kishës me këtë dëshiron të na ofrojë edhe një herë një rast të veçantë shpirtëror për t’u përgatitur për festën e madhe të fesë së krishterë, Krishtlindjen..
Me kremtimin e Krishtlindjes, ne nuk kremtojmë një ngjarje të kaluar, as nuk përkujtojmë diçka që ka ndodhur dikur, shumë shekuj më parë, por kremtojmë po, Mishërimin e Zotit por përtëritjen e Mishërimit të tij në jetën tonë të përditshme, kështu kjo kohë liturgjike e Ardhjes, merr një domethënie e rëndësi tejet të rëndishme e vendimtare, sepse kemi të bëjmë me përgatitjen tonë personale për ta takuar e pranuar Jezu Krishtin në jetën tonë. Mbi bukurinë e domosdoshmërinë e takimit tonë me Zotit, do të flasim çdo ditë gjatë kohës së Ardhjes, deri në festën e Krishtlindjes, ndërkohë, të gjithë juve, u dëshirojë gëzuar Vitin e Ri Kishtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.