2008-12-01 18:01:36

Benedikti XVI botës universitare: e lirë nga interesat private e ekonomike, për të përhapur lirisht diturinë.


(01.12.2008 RV)RealAudioMP3 Për t’iu përgjigjur besnikërisht thirrjes së tij, Universiteti duhet të jetë i lirë në veprimtarinë mësimdhënëse, i çliruar nga kushtëzimet ekonomike e politike. Këtë pohoi sot paradite Benedikti XVI, duke pritur në audiencë pedagogët dhe studentët e Universiteteve të Parmës, kryesuar nga rektori i tyre, profesor Xhino Ferreti. Papa foli edhe për reformën universitare që – theksoi – nuk mund të jetë e tillë, në se nuk do të bazohet sidomos mbi reformën e ndërgjegjeve. Në vijim Ati i Shenjtë i paralajmëroi të rinjtë për rreziqet që mund të lindin nga studimi tepër individualistik e ‘virtual’, në se një studim i tillë çon në izolimin teknologjik, në vend që të krijojë kushte për ballafaqimin kolektiv, tipik për botën universitare.
Përballë rreth 1300 vetëve, përfaqësues të 1. 100 pedagogëve e 30 mijë studentëve, mbledhur në Sallën e Bekimeve në Vatikan, për të kremtuar origjinën shekullore të ateneut parmens, ku japin mësim e studiojnë, Benedikti XVI reflektoi për trashëgiminë shpirtërore e kulturore të Shën Pjetër Damianit i cili, në dhjetvjeçarin e parë të vitit njëmijë, qe student e më pas mësues i kësaj shkolle, si edhe një nga reformuesit e mëdhenj të Kishës. E sot na mëson se çdo reformë e vërtetë duhet të jetë sidomos shpirtërore e morale e se duhet të niset gjithnjë nga ndërgjegjet:

“Shpesh herë sot, edhe në Itali, flitet për reformë universitare: mendoj se mbetet gjithnjë i vlefshëm ky mësim: modifikimet strukturore e teknike janë vërtetë të frytshme, në se shoqërohen me rrëmimin e ndërgjegjes nga ana e përgjegjësve të të gjitha niveleve e, në përgjithësi, nga ana e çdo pedagogu, e çdo studenti, e çdo punonjësi teknik ose administrativ. Në se një mjedis njerëzor dëshiron vërtetë të përmirësojë cilësinë e aftësinë për punë, duhet që secili të fillojë të reformojë, në radhë të parë, vetveten, duke korrigjuar gjithçka që mund ta dëmtojë ose ta pengojë të mirën e përbashkët”.







All the contents on this site are copyrighted ©.