2008-12-01 18:20:45

365 ditë: "Ngjarjet me të cilat do t’ju njohim në rubrikat e dhjetorit".


(01.12.2008 RV)Lufta II Botërore i afrohet fundit. Pas shfarosjeve të tmerrshme, kampeve të përqendrimit, bombës atomike... Njerëzimi duhet të gjejë forcën e nevojshme për t’u ngritur përsëri në këmbë, për t’i ndihmuar ata që kanë humbur gjithçka, më të varfërit e më të pambrojturit. E këtë bëjnë Takashi Nagai, duke dhënë ndihmesën e vet ndërmjet gërmadhave të Nagasakit; Zhan Roden, duke themeluar Karitasin francez; Doroti Dei, duke luftuar kundër racizmit në SHBA... Vetëm pesë vjet pas luftës, ngrihet një zë, që fton për falje e për bashkimin e Evropës. Është zëri i Robert Shuman. Ndërsa Papa u shkruan të gjithë njerëzve vullnetmirë, duke i ftuar të punojnë që mbi Tokë të ndërtohet mbretëria e paqes: Pacem in terris.







All the contents on this site are copyrighted ©.