2008-11-28 16:48:37

Veprimtari festive me rastin e 28 nëntorit 2008 në Romë.


(28.11.2008 RV)Me rastin e Festës Kombëtare, 96-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Pranë Selisë së Shenjtë dhe pranë Urdhërit Sovran të Maltës, shkelqësia e Tij, zoti Rrok Logu dhe zonja Logu, dhanë sot një pritje festive, në Crowne Plaza, në Romë.
Të pranishëm shumë shqiptarë me banin në Romë e në Itali, ndërmjet të cilëve, njerëz të Kishës: meshtarë, rregulltarë, rregulltare e laikë, që përkujtuan ngjarjet sa të largta, aq edhe të afërta, të 1912-tës, duke i lidhur ngushtë me aspiratat që ka çdo shqiptar, në e jashtë Atdheu e, sidomos, duke u çmallur me biseda në gjuhën amë.







All the contents on this site are copyrighted ©.