Prej Vlore, mesazh urimi për Festën e 28-tës, nga Imzot Hil Kabashi
(28.11.2008 RV)Siç shihet, drejtuesit e lartë shtetërorë e “braktisën” sivjet
sheshin e “Flamurit” në Vlorë. Asnjë festim me protokoll shtetëror nuk u organizua
sot në qytetin e ngritjes së Flamurit, të shpalljes së pavarësisë dhe të krijimit
të shtetit shqiptar. Festimin e organizoi Bashkia, në praninë e deputetëve të zonës.
I pranishëm edhe ipeshkvi i Administratës Apostolike të Shqipërisë së Jugut, imzot
Hil Kabashi, që përfaqësonte në kremtime Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë
atje ku rreh zemra e vërtetë e kremtimeve të nëntorit. Ta dëgjojmë prelatin shqiptar,
që na flet nga Vlora: