2008-11-28 16:47:41

Asdren: Himni i Flamurit


(28.11.2008 RV)RealAudioMP3 Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë Atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor.

Në dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë vend.

Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombet shuhen përmbi dhè,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për te, për te luftojmë ne!








All the contents on this site are copyrighted ©.