2008-11-27 17:14:55

Ekspozitë në ambasadën shqiptare në Romë


(27.11.2008 RV)Ambasada e Shqipërisë në Romë e festoi 28 nëntorin, Festën e Pavarësisë, me dy aktivitete kryesore: me një ekspozitë, gjatë së cilës u paraqit edhe një libër, e me festën tradicionale, e cila çdo vit mbledh në Romë shqiptarët nga e gjithë Italia.
Ekspozita, e cila mund të vizitohet që sot në ambasadë, është e piktorit Gulielm Mosi. Peneli i tij ka paraqitur portrete të shquara shqiptarësh, si poeti françeskan Gjergj Fishta, apo ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, por edhe vende, peisazhe apo momente të jetës së shqiptarëve. Të pranishëm janë edhe personazhe që kanë ndihmuar, apo kanë bashkëpunuar me shqiptarët në të mirë të tyre. Gjatë pasdites do të paraqitet edhe libri i shkrimtares italiane Serena Luçiani, me titull: “Terremoto a Tirana – Tërmet në Tiranë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.