2008-11-22 17:45:46

Shenjtorët e javës


(30.11.2008 RV)RealAudioMP3 Sot, e diela e 33-të e vitit liturgjik, Kisha Katolike kremton festën e Krishtit Mbret, por edhe shën Klementin I, Papë e martir e shën Kolumbanin abat.

Nesër, më 24 nëntor, përkujtohen shenjtorët Andrea Dung-Lak e shokë, si edhe shën Krisogoni, martir. Lum të pastërtit në shpirt, sepse do ta shohin Zotin.

Vjen Zoti për të gjykuar Tokën. Të martën, Kisha feston shën Katerinën e Aleksandrisë, virgjër e martire, të Lumët Luigji e Maria Beltrame Kuatroki, bashkëshortë.

Më 26 nëntor, ditën e mërkurë, përkujtohen shën Konrradi, shën Leonadri i Portit Mauricio, meshtar françeskan, shën Silvestri, abat, themelues i silvestrinëve, shën Siriçi, papë. Të mëdha janë veprat e Zotit.

Lum ata, që janë të ftuar në banketin martesor të Qingjit. Të enjten, bie festa e shën Virgjilit, ipeshkëv i Salsburgut.

Të premten, më 28 nëntor, Kisha katolike përkujton shën Jakun della Marka, meshtar françeskan e shën Katerinën Laburè. Ja shtëpia e Zotit ndër njerëz.

Të shtunën, 29 nëntor, festojmë shën Saturninon, martir e të Lumin Dioniz të Lindjes së Krishtit. Eja o Zot Jezus! T’i lirojmë zemrat nga gjithçka i rëndon.








All the contents on this site are copyrighted ©.