2008-11-21 16:35:52

Sanksione të reja të OKB-së kundër piraterisë në Somali


(21.11.2008 RV)25 milion dollarë brenda 10 ditësh: kjo është shuma e kërkuar nga piratët somalë për të rikthyer naftëmbajtësen e Arabisë Saudite, të sekuestruar të shtunën e kaluar në gjirin e Adenit. Që nga fillimi i vitit, janë sulmuar 88 anije, 33 prej të cilave janë sekuestruar. Aktualisht, në duart e piratëve mbeten 12 anije, më 200 marinarë të kapur rob. Një situatë që shqetëson jashtëzakonisht bashkësinë ndërkombëtare dhe që e ka shtyrë OKB-në të vendosë sanksione të reja.
Dje, Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi të rrisë përkohësisht në mbi 3 mijë vetë, efektivin e helmetkaltërve në Republikën Demokratike të Kongos, duke arritur kështu në 20 mijë ushtarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.