2008-11-20 15:06:04

Veprimtari festive me rastin e 28 nëntorit 2008 në Romë.


(20.11.2008 RV)Me rastin e Festës Kombëtare, 96-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Pranë Selisë së Shenjtë dhe pranë Urdhërit Sovran të Maltës, shkelqësia e Tij, zoti Rrok Logu dhe zonja Logu, japin një pritje festive më 28 nëntor 2008, nga ora 18.00 deri në orën 20.00, në Crowne Plaza, Rruga Aurelia Antica, 415; 00165 Romë.
Të ftuarit duhet ta kenë ftesën me vete. Kujtojmë se numri i telefonit i Ambasadës të Republikës së Shqipërisë pranë Selisë Apostolike është 06. 39754085; i fax-it, 06. 397 33150; e-mail:ambalbvatican@libero.it

Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ambasadori i Shqipërisë në Romë, shkelqësia e Tij zoti Llesh Kola dhe bashkëshortja, japin një pritje festive të enjten, më 27 nëntor 2008, nga ora 18.30 deri në orën 20.30.Shkelqësitë e tyre do t’i presin të ftuarit në Grand Hotel Parco dei Principi, Rruga Girolamo Frescobaldi, 5; 00198 Romë.







All the contents on this site are copyrighted ©.