2008-11-20 15:07:29

Plaçido Domingo këndon Papën Vojtila


(20.11.2008 RV)Në atmosferën e krizës artistike, e sidomos në botën e muzikës, ku kombinohen tinguj të bukur të lashtë me këngë të pabukura moderne, ndjehej fuqimisht nevoja për tekste e muzikë, që do të sillnin një fllad të freskët. E sidomos, për një artist të madh jo të zakonshëm. E kemi fjalën për Papën.
Këto ditë mediat njoftuan se tenori i famshën spanjoll, Plaçido Domingo, njëri nga tre këngëtarët më në zë të muzikës moderne lirike (me Pavarotin e Carreras), më 28 nëntorin e ardhshëm do të nxjerrë një CD qiellore. Në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. “Dashuri e pakufishme”, ky është titulli – do të përmbajë 13 krijime muzikore, vargjet e të cilave janë marrë nga 13 poezi, shkruar nga Papa Vojtila, kur nuk ishte bërë ende Shenjtëria e Tij. Ky krijim i ri poetiko-muzikor bën pjesë në një projekt të jashtëzakonshëm, koordinuar nga Jorge Calandrelli, me pjesëmarrjen e London Symphony Orchestra, nën drejtimin e Nick Ingman. Ideja është Domingos. I lindi në fillim të vitit 2000, menjëherë pasi pati kënduar në Vatikan për Atin e Shenjtë, në koncertin e Krishtlindjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.