(20.11.2008 R.V.)Meshtari, Poeti e gjuhëtari i madh, që mbeti në kujtesën e
popullit si këngëtari i "Bylbylit në kafaz", i "Rinisë" e i "Andrrës së jetës", një
ndër fytyrat më të ndritura të gjuhës, letërsisë e kulturës shqiptare, u lind në Shkodër,
më 20 nëntor 1866, për t'u përshkuar pastaj tërë jetën nëpër rrugët e pafundme të
botës së madhe, nga Lavali i Francës, në Manrezë të Spanjës; nga Kraljevica e Jugosllavisë
në Chieri të Italisë, nga Krakovia e Polonisë në vendlindje e në fshatin Kukel. Shumë
e njohur është veprimtaria e Mjedës, që nuk bën pjesë në të mohuarit, por në të keqinterpretuarit
e Letërsisë shqipe. Në veprën “Jezuitët Martirë në Shqipëri” botuar pak vjet më parë
nën kujdesin e Jezuitit italian Atë Armando Guidetti, me të drejtë shkruhet: “ Po
të ishte gjallë Mjedja do të shkumbëzonte nga përçmimi kundër atyre që kanë guxuar
të vënë në dyshim ortodoksinë e tij katolike e tomistike, teologjike e filozofike”.(“Gesuiti
Martiri in Albania”, Cusano Milanino, Febbraio, 1966, fq. 45) Prandaj duke e përkujtuar
sot në përvjetorin e 142- të të ditëlindjes, po vemë theksin mbi veprat e tij më pak
të njohura, ato fetare. Ndonëse shumica e veprave fetare të Mjedës janë përkthime
apo përshtatje, mund të themi me plot gojën se me to Meshtari dha një ndihmesë të
shquar për vazhdimin e traditës katolike të përkthimit si dhe të prozës shqipe.
Ndër veprat fetare të Dom Ndreut mund të përmendim: “Jeta e Shęjtit Shë Njon Berkmansit”
që e përshtati prej italishtes më 1888, kur ishte vetëm 22 vjeç; “Të Pergiámit e Zojës
së Bekueme”, përshtatur prej spanjishtes më 1892, e ribotuar më 1927; “Lumnít e Zojës”
përshtatur prej italishtes, botuar më 1929; “Devocioni i Zemrës së Jezu Krishtit”,
përshtatur prej frëngjishtes më 1931; “Katekizmi i Madh” përshtatur prej italishtes.
Ribotoi edhe 14 Ligjërata të Imzot Pjetër Bogdanit, të cilat i pajisi me një parathënie
të vetën me titull: “Jeta e së Lumes Virgjin Mërí nxjerrun prej veprës “Cuneus Prophetarum”.
Pas këtyre përkthimeve, shkroi veprën origjinale “Shën Luigj Gonzaga, Projsi i pergjithtë
i moshës së rë". Në XXI kapituj tregohet jeta dhe vepra e Shenjtit që u shpall nga
Papa Pio XI “Pajtor i rinisë”, ndërsa në kapitullin e XXII e të fundit botohet Letra
Apostolike që Piu XI i drejtoi Eprorit Gjeneral të Shoqërisë së Jezuitëve me rastin
e kremtimeve të dyqindvjetorit të shenjtërimit të Shën Luigjit, përmes së cilës, siç
thotë ai vetë, ka për qëllim t’i flasë mbarë moshës së re. Në kreun e parë -
siç e quan Mjedja, lexojmë: “Luigj Gonzaga! Ęmen qi ká mbushë tokën me fatosa e qiellen
me ęjë; që ka begatë bashtinën e Jezu Krishtit me punëtorët mâ të vjefshem; qi ká
bâ me lulëzue nder kolegja e nder kuvende zamakët mâ të kândshem të nji pastrís ęjëllore;
qi ká xë mjeshtrat mâ të mëdhaj të harteve të bukra, me shkrí dijen e mjeshtrín e
vet me përhapë fëtyren e tij në të kater anët e botës; me ndertue ltërna e kisha gjithkű
permęndet fëja e Krishtit, prei qândres së Kështęnimit në Romë, e deri në mâ të largtin
katund ndertue rishtas prei gjindsh, qi vllaznit e tyne të gjytetnuem kerkuene nder
pyje të páshteg, nder shkretína të mndërshme të Afrikës e t’Amerikës, e joshne me
u mbledhë së bashkut , për të paren herë me kalue nji jetë njerzore; emën që lëshon
nji erë të kandshme në zemrë të nanave, qi hitasin me ju vú at’ęmen fëmijvet, qi të
jenë shembull urtijet, kënaqja e zemrave e ndera e shtëpisë së tyne. Në kreun
XXII të librit, që titullohet “Zani i Shęjtit Atë Papë” shpjegohet edhe arsyeja që
e shtyu Mjeden lirik e gjuhëtar, t’i kushtonte aq shumë kohë biografisë së një Shenjti:
...me ndjekë shembullin e Luigjit, do me thânë me i pergiá e me shkue mbas gjurmëve
të tija: bisedat e mira, dishiri per Misjone shęjte, mësimi i të vertetave të Fës,
e veprat e mëshirshme gjithnduersh - s’kishte me u lypë tjeter veç njikaq prej moshës
së rë katolike, per me persritë Apostullimin e Luigjit, simbas nevojëve të soçme...
(gjâ qi do të ndikonte në mënyrë vendimtare – shënimi ynë) per mirërritjen e pshtimin
e të ríve, sidomos në ket kohën tonë plot me rreziqe per ta...- shkruhet në Letrën
Apostolike të Shenjtit Atë Papë. Një tjetër vepër me karakter fetar është “Historia
Shejte” kryevepër e llojit, që bashkon gjuhën e stilin popullor e atë të kultivuar
njëherësh. Vepër e Mjedës është edhe një nga librat më të njohur e më të përdorur
të uratëve, apo, siç quhet nga populli, oficja: “Vizari Shpirtnuer”, e cila përmbledh
lutjet e këngët kryesore të Kishës dhe përdoret edhe sot nga besimtarët. Duke
lexuar veprat me tematikë fetare të Dom Ndre Mjedës së madh, ndjejmë gati gati po
atë kënaqësi që buron nga kryeveprat e tij lirike. Në kohën tonë kur libra si të Mjedës
janë tepër të rrallë, kur Kisha ka aq nevojë për kryevepra fetare e kur nuk ka mundur
të nxjerrë ende nga gjiri i vet një Mjedë a një Fishtë, për shkak të viteve të shkatërrimit
të madh, mendojmë se do të ishte mirë të ribotoheshin veprat më të realizuara të traditës,
si bie fjala “Shën Luigj Gonazaga” ose “Historia Shejte”, shkruar me dorë mjeshtri,
artisti e shkencëtari, vepra që do të zgjonin interesimin e jashtëzakonshëm që kanë
treguar e tregojnë besimtarët e posaçërisht rinia katolike shqiptare për Kishën e
për figurat e saj të mëdha.
Nga poezitë e Dom
Ndre Mjedës Gjuha shqipe Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shqipe
m'shungullon përmbi er' që jep zymbyli, pa da zemren ma ngushllon. Ndër komb'
tjera, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m'rreh zemra
e mjera e prej mallit derdhi lot. Nji kto gjuhë që jam tue ndie, jan' të
bukra me themel por prap' kjo, si diell pa hije, për mue t'tanave iu del. ................................ Ku
n'breg t'Cemit rritet trimi me zbardh, Shqipe, zanin tand, e ku Drinit a burimi që
shpërndahet kand e kand. Geg' e tosk', malsi, jallia jan' nji komb, m'u da,
s'duron; fund e maj' nji a Shqipnia e nji gjuh' t'gjith' na bashkon. Qoftë
mallkue kush qet ngatrrime ndër kto vllazën shoq me shoq, kush e dan me flak'
e shkrime çka natyra vet' përpoq. Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera si nj'bij'
kjo që pa prind mbet: për t'huej t'mbajshin dhenat tjera, s't'kishte kush për
motër t'vet. E njat tok' që je tue gzue, e ke zan' tash sa mij' vjet, shqiptaria,
që mbet mblue sot nën dhe, edhe shqip flet. Vaji i Bylbylit
Po
shkrihet bora, Dimni po shkon; Bylbyl i vorfën, Pse po gjimon?
Pushoi
murlani Me duhi t'vet; Bylbyl i vorfën, Çou mos rri shkret.
Gjith
fushët e malet Blerim i mbëloj; Livadhi e pema Gjithkah lulzoj.
Ndër
pyje e orgaja, N'ma t'mirin vend, Me rreze dielli Po e gëzon gjith'kend.
E
tuj gjimue Shkon rreth e rreth Nji prrue qi veret Rrjedh nëpër gjeth.
A
çilë kafazi, Bylbyl, flutro; Ndër pyje e orgaja, Bylbyl, shpejto.
Kerkush
ma hovin Atje s'ta pret, Me zeher haejen Kerkush s'ta qet.
Kafaz
ke qiellin, Epshin pengim, E gjith ku t'rreshket Shkon fluturim.
Nëpër
lamije Ke me gjet mel, Për gjith'prendverën Njajo buk t'del.
E
kur t'zitë edi ndër prroje pi, Te njato prroje Qi ti vetë di.
Tash
pa frigë çerdhen E ban ndoj lis; Nuk je si'i nieri Qi nuk ka fis
E
kur t'vin zhegu, Kur dielli shkon, Ti ke me këndue Si ke zakon.
Rreth
e rreth gjindja Me t'ndie rri; Prej asi vendit Dahen me zi.
A
çilë kafazi, Bylbyl, flutro; Ndër pyje e ograja, Bylbyl, shpejto.
Ndër
drandofille, Ndër zamakë nga; Ku qeshet kopshti, Idhnim mos mba.
Po
shkrihet bora, Dimni po shkon; Biylbyl i vorfën , Pse po gjimon? Lirija
- I - O shqype, o zogjt' e maleve, kallxoni: a shndritë rreze lirie
n'ato majë; mbi bjeshkë t'thepisuna e n'ograjë, ku del gurra e gjëmon përmallshëm
kroni? A keni ndie ndokush, kah fluturoni ndër shkrepa, me ushtue kangën e saj, A
keni ndie nji kangë të patravajë? O shqype, o zogjt' e maleve, kallxoni! Lirim,
lirim, bërtet gjithkah Malcija; A ka lirim ky dhé që na shklet kamba, a veç
t'mjerin e mblon anembanë robnija? Flutro, shqype, flutro kah çilet lama, siellju
maleve për rreth që ka Shqypnija, e vështroje ku i del lirimit ama. .................................
-
VI - Por nuk u shuejti edhe, jo, Shqyptarija: Lodhun prej hekrash që mizori
i njiti, lodhun prej terri ku robnimi e qiti, shpreson me e zgjue fluturim mënija. E
kqyrë: Ndër male po përhapet shkëndija e lirimit t'Atdheut; mshehtas shetiti kësollë
për kësollë rreth buneve e soditi frymë të re tue shprazun për gjithkahna, hija e
Skanderbegut. Qe ndër djepa rrisin nanat e Hotit djelmëninë ushtore e idhnim
n'armikun nëpër gji i u qisin. E nalt, ndër maje, bukuri mbretnore, hapi flatrat
e mnershme qi përshndrisin, me thoj t’harkuem shqypeja arbënore!