2008-11-19 17:56:30

Beogradi do të denoncojë Kroacinë për genocid


(19.11.2008 RV)Edhe Beogradi do t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për faktet e ndodhura gjatë luftës së Kroacisë në vitet ndërmjet 1991-shit e 1995-ës. Lajmin e dha ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç pasi Haga shpalli dje se do të shqyrtojë denoncimin e paraqitur nga Kroacia për genocidin serb në vend. Një nga pikat më të rëndësishme të aksionit ligjor serb do të jetë, ajo që Beogradi quan “dëbimi i 250 mijë serbëve nga shtëpitë e tyre në Kroaci”.







All the contents on this site are copyrighted ©.