2008-11-18 16:39:37

Prishtina paraqet planin me katër pika për EULEX-in


(18.11.2008 RV)Një plan me katër pika është përgjigjia e qeverisë së Kosovës ndaj planit me 6 pika për shtrirjen e misionit Eulex në vend. Në bisedimet dy ditore me të dërguarin e Departamentit amerikan të shtetit, Daniel Frid, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ripohoi vullnetin e mirë të Prishtinës për të bashkëpunuar me organizmat ndërkombëtare, mbi bazën e Kushtetutës dhe të dokumentave të tjera të miratuara. Qëllimi i qeverisë kosovare është të evitohet dy-pushteti në vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.