2008-11-17 18:32:27

Afrika mund të pasqyrohet më mirë në media


(17.11.2008 RV)Afrika, një kontinent që zë vend në faqet e gazetave perëndimore vetëm për luftrat, urinë, varfërinë, duke ushqyer kështu stereotipe, që fshehin pasurinë e gjallërinë e saj të vërtetë. Kësaj teme iu kushtua një seminar, që u zhvillua në Firence të Italisë, për të gjithë gazetarët e veprimtarët shoqërorë. Qëllimi është që informacioni mbi Afrikën të jetë gjithnjë e më i vërtetë e më i drejtë. Të dëgjojmë Lilianë Mugombocin, një gazetare kongoleze që punon në Itali:
Mediat nuk vënë në dukje gjërat e mira e të vlefshme, që janë bërë. Shpesh kërkojmë më shumë lajme, por jo gjithnjë janë lajme, që ndihmojnë të ecim përpara. Në Kongo, për shembull, sapo shpërthen një tragjedi flasin të gjithë. Mbetet që Afrika të jetë vetëm kjo. Është e vërtetë që vuajmë, por edhe gëzojmë, përpiqemi të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Mediat mund të ndihmojnë që kulturat, popujt të takohen vërtet, të jenë takime ku personi vlerësohet për atë që është. Mbi këtë, ndërtohet më pas diçka tjetër. Kjo ndodh, kur besojmë tek njeriu.







All the contents on this site are copyrighted ©.