2008-11-15 17:26:55

Të njihemi me veprat e Atë Zef Valentinit, Jezuit.


Po kujtojmë disa nga veprat e Atë Zef Valentinit, q meritojn t, njihen nga t gjith shqiptart dashumir t, kuklturës:
“Kolegja Saveriane ndër 50 vjetët e para 1877/´78-1927/´28”;
“Biografi e Garcia Moreno-s”;
“Polieucte” e Kornejt (përkthim);
“Sauli” i Alfieri-t (përkthim)
“Studim mbi hakmarrjen historike të shqiptarëve” (Bashkautor me Fulvio Kordinjanon);
“Kronologji mbi historinë e Shqipërisë nga viti 313 e deri në shekullin XIII”;
“E drejta e komunitetit në traditën juridike shqiptare” (1956);
“Ligji i maleve shqiptare 1880-1932” (1969);
“E drejta juridike shqiptare”;
“Akte shqiptaro-veneciane të shekujve XIV-XV”;
Revista “Letture” (themeluar prej tij në vitin 1946-n në Itali);
“Shkodra dhe poeti i saj” (ese për Ernest Koliqin);
“Fishta” (studim për Gjergj Fishtën), në të cilin jezuiti Valentini e quan françeskanin Atë Fishta: “Homeri shqiptar, poet i madh kombëtar e një nga poetët epikë më të mëdhenjtë në botë”.

Në revistën zëmadhe të Ernest Koliqit, “Shêjzat”, Atë Zef Valentini botoi mbi njëqind artikuj e studime, që japin ndihmesën në të gjitha fushat e kulturës. Në gjuhësi, vlen të përmendim “Fjalorin shqip - italisht”, vepër madhore, që na paraqitet te revista, por që në tërësi mbeti e pabotuar; si dhe studimin “Toponomastika shqiptare”. Në letërsi kujtojmë studimin me vlerë “E ardhshmja e letërsisë shqipe” (n.23,vj.I, sht. tet., 1957) që pasqyron në vija të përgjithshme zhvillimin e letërsisë në gjuhën shqipe, si dhe studimet mbi figura madhore të saj nga Buzuku, te De Rada, Petrota, Xanoni, Fishta e Koliqi.Në hisori bien në sy studimet “Për një histori të Shqipnisë” (n.1-2, 1959) “Lidhjet e Kastriotit me papatin në luftën kundër turqve” (Vj.III, n.5-6, 1959, fq.210); e studime të tjera për momentet kyçe të historisë së Shqipërisë në rrjedhë shekujsh.







All the contents on this site are copyrighted ©.