2008-11-15 17:27:27

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar


(16.11.2008 RV)RealAudioMP3 Sot Kisha katolike kremtoi të dielën XXXIII të Kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar. Përkujtoi edhe Shën Margeritën e Skocisë.

 
Të hënën do të kremtohet festa e Shën Elizabetës së Hungarisë, terciare françeskane, që na kujton se shërbëtori besnik i Zotit do ta marrë shpërblimin në jetën e pasosur.

 
Të marten do të përkujtohet kushtimi i dy bazilikave më të mëdha të krishterimit: Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan dhe asaj të Shën Palit në Ostiense, sivjet qendër botërore e kremtimeve për dymijëvjetorin e lindjes së Apostullit të Popujve.

 
Të mërkurën – festa e Shën Matildës, Shën Faustit e Shën Abdisë profet, na kujton se të gjithë jemi të ftuar të bashkëpunojmë me Krishtin, që ishte, që është, që do të vijë!

 
Në liturgjinë e së enjtes, në festën e Shën Gjelazit I papë e të Shën Oktavit, reflektimi se Zoti përgatit për ne plane paqeje e ardhmëri shprese.

 
Të premten, festa e Paraqitjes së Virgjërës Mari në tempull, na nxit të reflektojmë se Zoti kërkon ta ngrejë banesën e vet në shpirtin e secilit prej nesh.

 
Të shtunën Kisha na propozon shembullin e Shën Çeçiles e flijimin e saj për Krishtin, me bindjen se Zoti është streha e shpëtimi i atyre që besojnë në Të me gjithë zemër, deri në dhurimin e jetës!

 
E diela e ardhshme, e XXXIV e kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar, i kushtohet Krishtit Mbret i Gjithësisë







All the contents on this site are copyrighted ©.