2008-11-14 18:03:21

Vatikani po shqyrton me seriozitet njohjen e Kosovës


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni ta takuar në Nju Jork, vëzhguesin e Selisë së Shenjtë pranë OKB-së, kryeipeshkvin imzot Celestino Migliore. Më hollësisht nga Prishtina të ndjekim informacionin e Rabie Ibrajt...........RealAudioMP3

Nga Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
Gjatë qëndrimit në selinë e OKB së në Nju Jork, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka zhvilluar një varg takimesh me minstra të jashtëm dhe ambasadorët të disa vendeve. Temë qendrore e takimeve ishin zhvillimet në Kosovës pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, si dhe procesi i njohjes së Republikës së Kosovës shtet sovran dhe i pavarur. Ministri Hyseni në takimin me Ipeshkvin Celestino Migliore, nunc apostolik, përfaqësues i përhershëm i Vatikanit në Organizatën e Kombeve të Bashkura, ka biseduar gjatë për të gjitha zhvillimet në Kosovës pas shpallljes së pavarësisë. Ministri Hyseni ka kërkuar nga kryeipeshkvi Migliore që Selia e Shenjtë të shqyrtojë në kohë sa më të shkurtër njohjejen e Kosovës. "Ky do të ishte një veprim tepër i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, meqë Vatikani është selia që bashkon njerëzit", ka thënë ndër të tjera ministri Hyseni. Nga ana tyjetër, nunci apostolik ka theksuar që Vatikani, si edhe para shpalljes së pavarësisë, ndjek me kujdes të madh të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe përparimin e saj. Ai ka përgëzuar ministrin Hyseni për të arriturat e Kosovës. Nunci apostolik ka theksuar edhe një herë se Selia e Shenjtë çmon jashtëzakonisht shumë tolerancën ndërfetare në Kosovë. Sa i takon njohjes së Kosovës, ai ka siguruar ministrin Hyseni se Vatikani do ta shqyrtojë me serizitetetin më të madh këtë çështje.







All the contents on this site are copyrighted ©.