2008-11-13 17:43:01

Veprimtari festive me rastin e 28 nëntorit në Romë.


(13.11.2008 RV)RealAudioMP3 Afrohet festa kombëtare e shqiptarëve, 28 nëntori e, me të, nisin edhe ftesat për kremtimet 2008.

Sipas traditës, edhe sivjet arbëreshë e shqiptarë janë të ftuar të takohen në mjediset e Rrethit italo-shqiptar të Kulturës ‘Besa, në Via dei Greci, 46 – 00187 Romë.
Sivjet në takimin, që do të organizohet të shtunën, më 22 nëntor 2008, ora 17. 30, në sallën e Rrethit “Besa”, do të mbahet një konferencë mbi “Gjuhën shqipe dhe të folmet e saj dialektore (Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, Itali, Greqi, Kroaci), bazuar tek ‘Atllasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe’, 2 vëllime, botuar në Napoli , 2007-2008).
Në Konferencë do të flasin profesor Italo Kostante Fortino i Universitetit ‘L’Orientale’ të Napolit dhe studiuesja Merita Bruci, e të njëjtit universitet.

Të nesërmen, e dielë, 23 nëntor, në orën 10. 30, pranë Kishës së Shën Athanasit, për të gjithë popullsitë që flasin këtë gjuhë në Atdhe e nëpër botë, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore në gjuhën shqipe.







All the contents on this site are copyrighted ©.