2008-11-13 17:42:13

U hap në Vatikan, Konferenca ndërkombëtare kushtuar punës baritore në mjekimin e fëmijëve të sëmurë.


(13.11.2008 RV)Sot kardinali Havier Lozano Barragan, kryetar i Këshillit Papnor për punonjësit e shëndetësisë, hapi në Vatikan punimet e Konferencës XXIII ndërkombëtare me temë: “Baritoria në mjekimin e fëmijëve të sëmurë”. Në këtë takim të rëndësishëm, organizuar nga Këshilli Papnor për baritorinë e shëndetit, do të mbahen 43 kumtesa, përgatitur nga specialistë, që ndjekin nga afër fëmijët e sëmurë. Në qendër të vëmendjes, shoqërimi i fëmijës së sëmurë drejt takimit me Zotin, me Shpirtin Shenjt, duke u përpjekur që sëmundja të kthehet në rast për zbulimin e Ungjillit. Mbi këtë impenjim u ndalua kardinali Barragan, duke kujtuar kushtet, shpesh tepër të rënda, në të cilat jetojnë shumë fëmijë në të katër anët e botës. Hirësia e Tij kujtoi plagë si Sida, shpërdorimet seksuale, pedofilia, ushtrimi i dhunës në shkolla, hyrja në rrugën e kriminalitetit e ndikimi negativ i televizonit e i internetit, por edhe përpjekjet për shpëtimin fizik e shpirtëror të këtyre fëmijëve, përmes forcës së Ungjillit.







All the contents on this site are copyrighted ©.