2008-11-10 17:56:09

Ngushëllimet e Benediktit XVI për viktimat e shembjes së një shkolle në Haiti.


(10.11.2008 RV)Ngushëllimet më të thella nga ana e Benediktit XVI për viktimat e shembjes së një shkolle në Petion-Vilë, në rrethinat e kryeqytetit të Haitit, Port o Prëns, të premten e kaluar, ndërsa qindra nxënës, ndoshta 700, po ndiqnin mësimet e përditshme. Bilanci tragjik i ngjarjes flet për më se 90 të vdekur e 150 të plagosur, shumica fëmijë. Në një telegram, nënshkruar nga kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, drejtuar kryeipeshkvit të Port o Prëns, imzot Jozef Serzh Miot, Papa u shpreh afërsinë e tij të gjithë atyre u prekën nga kjo tragjedi dhe siguron se lutet për familjarët e viktimave. Ati i Shenjtë i lutet Zotit t’i pranojë në paqen e Mbretërisë së tij fëmijët dhe të gjithë njerëzit që humbën jetën nën gërmadha e t’i ngushëllojë të plagosurit e të afërmit në zi. Benedikti XVI inkurajon, së fundi, punën e forcave të ndihmës dhe solidaritetin e popullsisë.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.