2008-11-10 17:56:29

Benedikti XVI do të vizitojë Ambasadën e Italisë pranë Selisë së Shenjtë më 13 dhjetorin e ardhshëm.


(10.11.2008 RV)Ambasada e Italisë pranë Selisë së Shenjtë njoftoi se më 13 dhjetorin e ardhshëm Benedikti XVI do të bëjë një vizitë në këtë ambasadë. Do të jetë hera e katërt që një Papë shkel në Pallatin Borromeo: i pari ishte Piu XII, më 1951; pastaj Pali VI më 1964 e Gjon Pali II më 1986.
Papa do të pritet nga Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franko Fratini, nga zevendës-sekretari i Këshillit të Ministrave, Gianni Letta e, natyrisht, edhe nga ambasadori i Italisë pranë Selisë së Shenjtë, Antonio Xanardi Landi.
Kujtojmë se Benedikti XVI do ta vizitojë Ambasadën e Italisë pranë Selisë së Shenjtë dy muaj pas takimit me Presidentin e Republikës, Gjorgjio Napolitano, në Kurinale.







All the contents on this site are copyrighted ©.