2008-11-07 17:47:55

Shenjti i ditës 7 nëntor: Baldi, ipeshkëv i Turit.


(07.11.2008 RV)Shën Baldi, lindur në një datë të panjohur e vdekur në Tur, rreth vitit 552, e udhëhoqi kryedioqezën e Turit pas Guntarit. Për jetën e tij kemi shumë pak të dhëna, të lëna nga Shën Gregori i Turit (538-594), historian francez, sipas të cilit Baldi qe në shërbim të mbretit Klotari I (497-561) dhe pati grua e fëmijë. I zgjedhur ipeshkëv në vitin 546, kur tashmë ishte i vejë, ua shpërndau të varfërve gjithë arin e lënë nga paraardhësi dhe themeloi ‘mensa canonicarum’, apo mencën për klerin e katedrales së tij të Turit.Shën Baldi vdiq pas pesë vjet e dhjetë muaj episkopati dhe u varros në bazilikën e Shën Martini të Turit. Reliket e tij më pas u mbartën, herën e parë në shekullin XI, në Kishën e Vërnej-syr-Indre; herën e dytë në Lodshes, në Kishën e Zojës, që sot i kushtohet Shën Orsos, ku vijojnë nderohen e ku shtegtarët shkojnë t’i luten të ndërmjetësojë në kohë thatësire, për të reshur shi. Martiriologu romak e kremton më 7 nëntor me emrin latin Baldus.







All the contents on this site are copyrighted ©.