2008-11-06 16:02:24

Papa ambasadores së re të Egjiptit pranë Vatikanit, Aly Hamada Mekhemar:"Fetë të jenë faktorë të paqes".


(06.11.2008 RV)Fetë nuk duhet të shfrytëzohen për qëllime të dhunshme, por të jenë faktorë të paqes, mbi të gjitha në ato vende të botës, ku për shkak të ndryshimeve kulturore e fetare, nuk mund të jetë paqe nëse nuk është një klimë e ndihmës së ndërsjelltë dhe respektit. Me këto mendime Papa Benedikti XVI priti sot paradite në audiencë ambasadoren e re të Egjiptit pranë Selisë Shenjte, zonjën, Aly Hamada Mekhemar. Papa foli për situata të dhunshme që veprojnë në Lindjen e Mesme, në Afrikë dhe Azi, duke e ftuar bashkësinë ndërkombëtare të reagojnë për të favorizuar pajtimin.


Egjipti mësoi në zanafillë të botës të kuptojë se çfarë do të thotë të jesh në udhëkryq…dhe me përzierje racash dhe besimeve fetare. Kjo pasuri kulturore dhe shpirtërore, që e ka bërë shtetin afrikanoverior një shembull “të dijes dhe ekulibrit”, duhet të jetë edhe sot një motor i ndërtimit të pareshtur të paqes në shkallën botërore, që kalon nëpërmes kontributit të feve të ndryshme. Qe shumë i pastër pozicioni i Benediktit XVI në reflektimin mbi rolin e Egjiptit, por edhe të Selisë Shenjte, në raport me skenën ndërkombëtare. “Egjipti – kujtoi Papa – ishte pararojë në kërkim të urave lidhëse në mes popujve dhe feve. Raporte të tilla janë bazuar sigurisht mbi një respekt të thellë reciprok të identiteteve, por edhe mbi të gjitha mbi një dëshirë të vërtetë për të nxitur unitetin dhe paqen, qoftë brënda kufinjëve kombëtarë ashtu edhe brënda hapsirave ndërkombëtare dhe të zhvillojë dialogun dhe bashkëpunimin në mes anëtarëve të kulturave dhe feve të ndryshme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.