(05.11.2008 RV)Papa, përmes ambasadës së SHBA-ve pranë Selisë së Shenjtë, i
dërgoi një mesazh presidentit të zgjedhur, Barak Obama, në të cilin, duke e uruar
atë e familjen e tij e duke e quajtur këtë zgjedhje ngjarje historike, e siguron se
i lutet Zotit ta ndihmojë në kryerjen e detyrave të larta në vend e në bashkësinë
ndërkombëtare. Këtë njoftim ua dha gazetarëve drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë
së Shenjtë, atë Federiko Lombardi:00:01:03:43 Detyra
e presidentit të SHBA-ve është me përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe, e ka të bëjë
jo vetëm me vendin e vet, por me gjithë botën, duke pasur parasysh peshën që SHBA-të
kanë në të gjitha fushat e skenës botërore. Prandaj, të gjithë i urojmë presidentit
të ri Obama t’u përgjigjet shpresave që mbështeten në të, duke shërbyer me efikasitet
ligjin e drejtësinë, e duke gjetur rrugët e përshtatshme për të nxitur paqen në botë;
duke favorizuar zhvillimin dhe dinjitetin e personave në respektimin e vlerave thelbësore
njerëzore e shpirtërore. Besimtarët ta lusin Zotin që ta shndritë e ta ndihmojë në
këtë detyrë të rëndësishme.