2008-11-03 18:23:26

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Martinin de Porres, domenikan.


(03.11.2008 RV)RealAudioMP3 Bir natyror i një kalorësi spanjoll dhe i një skllaveje zezake, Martini i Porres do të bëhej këshilltar i zevendës-mbretit të Spanjës, të cilin e linte të priste mbrapa portës, në se ishte duke mjekuar ndonjë të varfër. Ky është, i pikturuar me dy penelata, portreti i shenjtit-simbol të Amerikës Jugore, i cili diti të kapërcejë kufizimet e epokës e të jepte mësimin e çmuar se të gjithë njerëzit janë vëllezër e se ngjyrat e ndryshme të lëkurës ose ndryshimet e etnisë, janë pasuri e madhe e jo shprehje papërsosurie.
I lindur nga Anna Velasquez më 1579 në Shën Sebastian të Limës, në Perù, Martini, hyri në Urdhërin e domenikanëve, të cilët kishin themeluar në Limë kuvendin e parë peruvian. Në fillim pranohet si terciar e kryen detyra shumë të përvujta, por më pas domenikanët ia njohin vlerat. Ai ishte mistik, i pajisur me karizma të jashtëzakonshme si ekstazat, profecitë, aftësia për të kumunikuar me kafshët (të cilat instinktivisht i drejtoheshin atij për t'u mjekuar plagët e sëmundjet). Ndonëse nuk u largua kurrë nga Lima, u pa në Afrikë, në Japoni e në Kinë, ku ngushëlloi misionarët që kalonin kohë të vështira.
Vdiq nga tifoja më 3 nëntor 1639 në moshën gjashtëdhjetë vjeçare.
I shpallur shenjt nga Gjoni XXIII, sot njihet si pajtor i berberëve e i parrukierëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.