2008-11-03 18:23:12

Seminar katoliko-mysliman në Romë me temë “Dashuria e Zotit, dashuri për të afërmin”.


Gjashtëdhjetë delegatë, rreth tridhjetë për secilën palë, do të takohen në Vatikan, ku nesër do të fillojnë punimet e Forumit katoliko-musliman me temë “Dashuria e Zotit, dashuri për të afërmin”, që pason Letrën e 138 liderëve myslimanë drejtuar liderëve të krishterë. Lista e pjesëmarrësve nuk është bërë ende e njohur. Punimet, që do t’i kryesojë kardinali Zhan Lui Toran, kryetar i Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar, do të fillojnë në orën 9. 00, në Sallën e madhe të Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve.
Seancat e takimit do të përfundojnë më 6 nëntor, me audiencën tek Benedikti XVI e do të zhvillohen me porta të mbyllura. Ndërsa në përfundim të bisedimeve, pas takimit me Papën, në Universitein Papnor Gregorian do të mbahet një seancë publike, gjatë së cilës do të bëhet e njohur edhe Deklarata përfundimtare.







All the contents on this site are copyrighted ©.