2008-11-03 18:22:57

50-vjet pas vdekjes së Piut XII, një kongres studion më thellë trashëgiminë e papnisë së tij.


(03.11.2008 RV)Trashëgimia e papnisë së Piut XII do të jetë në qendër të një Kongresi, që do të mbahet në Romë nga 6 deri më 8 nëntorin e ardhshëm, pranë Universitetit Papnor Gregorian, organizuar nga Universiteti lateranens. Një takim - shpjegon Atë Xhanfanko Girlanda, rektor i Universitetit Gregorian - sipas agjensisë Sir - që do të studiojë thellësisht, me kontributin e specialistëve, pasurinë, aktualitetin dhe dobinë e Magjsisterit të Piut XII.
Posaçërisht – shton imzot Rino Fizikela – rektor i Universitetit Papnor Lateranens - do të prekë temat themelore të mësimeve të Koncilit II të Vatikanit, për të vërtetuar ndikimin që pati Papa Paçeli mbi këtë ngjarje të madhe kishtare. Qëllimi – shton imzot Fizikela – është të arrihen rezultate, që do të dëshmojnë edhe një herë se progresi i doktrinës së Kishës nuk arrihet duke u shkëputur nga tradita, por duke ecur në mënyrë të re në gjurmët e saj, gjë që krijon mundësitë për të vërtetuar ngadalë, me duresë e thellësi, impenjimin e transmetimit të fesë së përhershme.







All the contents on this site are copyrighted ©.