2008-11-02 18:24:15

Benedikti XVI në Kriptën e Vatikanit, në lutje për papët e vdekur


(02.11.2008 RV)Sonte, në orën 18.45, Benedikti XVI zbriti në Kriptën e Vatikanit, aty ku janë varrosur papët e vdekur. Ati i Shenjtë u ndal në lutje për ta. Pikërisht këtë vit është kremtuar 30-vjetori i vdekjes së Papës Pali VI (6 gusht 1978) dhe i Gjon Palit I (28 shtator 1978). Nesër paradite, në orën 11.30, Benedikti XVI do të kryesojë në Bazilikën e Vatikanit, Meshën Shenjte për kardinajtë dhe ipeshkvijtë që janë ndarë nga kjo jetë gjatë këtij viti.







All the contents on this site are copyrighted ©.