2008-11-01 15:57:39

365 ditë: "Tmerret e totalitarizmit dhe roli i Kishës ndërmjet dy luftave të mëdha".


(01.11.2008 RV)Filloi një muaj i ri, nëntori, gjatë të cilit do të kujtojmë tmerret që provoi bota nën sundimin e regjimeve totalitariste, ndërmjet dy luftave të mëdha botërore e, sidomos qëndrimin e prerë të papëve kundër nacizmit e komunizmit e shtimin e radhëve të martirëve të Kishës katolike.
Pas provës së tmerrshme të Luftës së Madhe, njerëzit shpresonin se më në fund në Evropë do të mbretëronte paqja. Por paqe s’ka. Kontinentit i duhet të përballojë tmerre të reja, regjimet totalitare: fashizmin, nacizmin, komunizmin. Kisha ngre zërin, paralajmëron rrezikun. Jo një herë. Shumë herë! Por zëri i saj nuk dëgjohet në kohën e duhur. Mbytet nga klithmat e diktaturave, të diktatorëve e të turmave, që u shkojnë pas. Në orët më errëta të historisë, martirët përsërisin fjalët e Krishtit në kryq: “O Atë, fali, sepse nuk e dinë çfarë bëjnë!”.
Me guxim të madh, gjatë Luftës II Botërore, të krishterët u kundërvihen diktaturave me të gjitha mënyrat e mundshme, sidomos duke marrë pjesë në Rezistencë!







All the contents on this site are copyrighted ©.