2008-10-31 18:23:55

Bush ia bën jetën të vështirë Mek Keinit


(31.10.2008 RV)Në SHBA vazhdon lufta e sondazheve për të kuptuar se cili është i preferuari i amerikanëve në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 4 nëntor: Barak Obama apo Xhon MekKein. Sondazhet e fundit tregojnë se një ndër tetë vetë akoma nuk ka vendosur se për kë do të votojë.
Ndërkaq, presidenti aktual Xhorxh Bush vazhdon t’ia bëjë jetën të vështirë kandidatit të partisë së vet republikane. Duket se ai përgatitet të miratojë një paketë ligjesh, që do të ndryshojnë rregullat e ndotjes së ambientit për industritë, në favor të një kontrolli më të paktë për gazet që prodhojnë efektin serë, për impiantet e karbonit pranë parqeve kombëtare, për standartet e ujit të pijshëm etj. Dhurata për manjatët, që e kanë mbështetur këtyre viteve.







All the contents on this site are copyrighted ©.