Tirana pasurohet me një Kishë të re kushtuar 'Zojës Ndihmëtare'
(29.10.2008 RV)Kryeqyteti i Shqipërisë pasurohet me një Kishë të re katolike.
Të shtunën më 25 tetor u bë kushtimi i kishës famullitare ‘Zoja Ndihmëtare’ pranë
qendrës sociale ‘Don Bosko’ në lagjen Laprakë të Tiranës. Kishën e re në nder
të Virgjërës Mari, Zojës Ndihmtare e shuguroi kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit imzot
Rrok Mirdita, gjatë meshës solemne në bashkëkremtim me famullitarin, salezianin shqiptar
don Dominik Qerimin e shumë ipeshkvij, meshtarë e rregulltarë të ardhur nga të gjitha
viset shqiptare. Kisha e re ‘Zoja Ndihmtare’ është fryt i veprimtarisë dhe përkujdesit
të Salezianëve, të cilët me qendrën e tyre sociale ‘Don Bosko’ e me shkolla profesionale,
prej mese 17 vitesh ndihmojnë e punojnë në formimin e të rinjve të Tiranës pa dallim
feje, e tani me ndihmën bujare të miqve, kanë ndërtuar edhe Kishën për besimtarët
e shumtë që përbëjnë bashkësinë e katërt kishtare katolike të Tiranës. Mbi kremtimin
e shugurimit të Kishës së re ‘Zoja Ndihmtare’ e domethënien e saj, nga Tirana me telefon
flet famullitari don Dominik Qerimi, SDB, ta dëgjojmë...........