2008-10-29 16:57:53

Dhimbje e thellë në Kishë, për vrasjen në Moskë të dy jezuitëve, atë Oto Mesmer e At Viktor Betankur.


Kisha katolike ruse dhe Shoqëria e Jezuitëve po përjetojnë një tronditje të thellë, shkaktuar nga vrasja e dy jezuitëve. Trupi pa jetë i Atë Oto Mesmer, nënshtetas rus, lindur më 1961 në një familje katolike me origjinë gjermane e i Atë Viktor Betankur, lindur më 1966 në Ekuador, u gjetën në një apartament në qendër të Moskës. Burimet e policisë njoftojnë se dy etërit jezuitë vdiqën pas goditjeve në kokë dhe plagëve të shkaktuara nga therjet me thikë. Sipas Atë Igor Kovalevskit, sekretar i përgjithshëm i Konferencës së ipeshkvijve katolikë të Rusisë, kjo është një vrasje barbare, që i shkakton një humbje të ndjeshme Kishës katolike në Rusi.
Ndërsa Eprori i përgjithshëm i Shoqërisë së Jezusit, Atë Adolf Nikolas, i fton të gjithë jezuitët të luten e t’i ngushëllojnë me solidaritein e tyre, sivëllezërit e Rusisë, që humbën dy barinj të zellshëm e shumë të dashur nga besimtarët. Kisha lutet për shpirtrat e tyre – shton Atë Nikolas- por edhe për ata që e kryen këtë krim kaq të shëmtuar, që Zoti t’u japë hirin e pendesës.Ndërkaq – sipas njoftimit të drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit, Atë Federiko Lombardi – policia vijon hetimet për vrasjen që, me sa duket, mund të ketë ndodhur nga fundi i javës së kaluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.