2008-10-28 16:17:52

Komplot për të vrarë kandidatin për president në SHBA, Barak Obama


(28.10.2008 RV)Amerikës së përfshirë nga kriza ekonomike, së cilës nuk i duket fundi, i shtohen edhe problemet raciale. FBI arriti të parandalojë një atentat kundër kandidatit demokrat afro-amerikan për president, Barak Obama. Ishin dy të rinj naziskin, të cilët prisnin ardhjen e liderit në Tenesì për ta vrarë atë, autorët e komplotit, i cili kishte vënë në shënjestër jo vetëm Obamën, por edhe 102 të rinj të tjerë afro-amerikanë. Naziskinët, 18 dhe 20 vjeç, u arrestuan nga forcat e rendit vetëm një javë nga zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen më 4 nëntor.







All the contents on this site are copyrighted ©.