2008-10-27 17:49:51

Fratini në Tiranë: Viza të lira që nga 2009-a. Ndoshta central bërthamor në Shqipëri.


(27.10.2008 RV)Italia dhe Shqipëria përforcuan bashkëpunimin në fushën energjitike dhe industriale, me nënshkrimin e katër marrëveshjeve të reja nga ana e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha dhe ministrit të jashtëm italian, Franko Fratini, për vizitë në Tiranë.
Do të ristrukturohet nënstacioni elektrik i Tiranës 2, parku industrial i qytetit të Koplikut dhe poli energjitik i Lezhës; janë dhënë 25 milion euro kredi për ndërmarrjet e vogla e të mesme e është bërë njohja e anasjelltë e patentave të makinës. Ministri i jashtëm italian, Fratini deklaroi edhe se është i mundur ndërtimi i një centrali bërthamor në Shqipëri, për të cilin ekzistojnë kontakte dhe se që nga viti 2009 do të fillojë liberalizimi i vizave për shqiptarët.







All the contents on this site are copyrighted ©.