2008-10-27 17:50:08

Bursat evropiane kufizojnë dëmet, por mbeten në rënie


(27.10.2008 RV)Probleme të reja për bursat e gjithë botës. Mbetet e përgjithshme frika në frontin bankar e bindja se përpjekjet e qeverive për zgjidhjen e krizës financiare nuk do të mund ta shmangin kthimin mbrapa të ekonomive. Hong Kongu pësoi sot rënien më të madhe që nga viti 1997, - 13%, ndërsa Evropa po shkon drejt përfundimit të muajit tetor, si muaji më i vështirë i historisë së bursave të kontinentit. Rënia e përgjithshme deri më sot ka arritur në 26%, me mëse 12 trilion dollarë të djegur.







All the contents on this site are copyrighted ©.