2008-10-26 16:17:16

Papa: ipeshkvijtë e Kinës edhe pse nuk qenë në Sinodë janë pjesë e Kishës


(26.10.2008 RV)Ipeshkëvinjtë kinez nuk kanë mundur të marrin pjesë në Sinod, por Papa kujton se megjithatë ata bëjnë pjesë në Kishë dhe i bën homazh ‘besnikërisë’ së tyre ndaj pasardhësit të Shën Pjetrit.
Benedikti XVI, në homelinë e meshes së përfundimit të Sinodit, u ka drejtuar një mendim veçantë ipeshkëvinjëve të Kinës Kontinentale, që nuk patën mundësi të përfaqësohen në këtë Asamble të Sinodit. “Dëshiroj të falenderoj Hyjit për dashurinë e tyre për Krishtin, për bashkimin e tyre me Kishën universale dhe për besnikërinë e tyre ndaj Pasardhësit të Apostullit Pjetër”. Këndej Papa iu lutë Zotit që t’u japë atyre gëzim, forcën dhe zellin apostolik për të udhëhequr me dituri e me largëpamësi bashkësinë katolike në Kinë, e cila për ne është shumë e dashur. Kujtojmë se në Kinë, Kisha klandestine, besnike ndaj Papës, ka shumë përkufizime në lirinë e vet.







All the contents on this site are copyrighted ©.