2008-10-26 16:15:46

Papa: Fjala e Zotit dialog në me kulturat e kohës tonë e jo në shërbim të idelogjive aktuale.


(26.10.2008 RV)Në përputhje me atë që është caktuar nga Koncili i Vatikanit II nevojitet që t’ju garantohet besimtarëve një hyrje të gjërë në Shkrime dhe një një njohje të vërtetë të tyre në mënyrë që Fjala e Zotit të mund të dialogojë me kulturat e kohës tonë pa rënë në ndikime dhe në interpretime subjektive e pa u vënë në shërbim të ideologjive aktuale. Me këto fjalë është shprehur Papa Benedikti XVI duke kremtuar meshën për përfundimin e Asamblesë XII të Përgjithshme të Sinodit të Ipeshkëvinjve kushtuar Fjalës së Zotit në jetën e Kishës.

“Koncili i Vatikanit II pohon – ka shpjeguar Papa Benedikti XVI – është e nevojshme që besimtarët të kenë afrim sa më të gjërë me Shkrimin Shenjt, Biblën, sepse personat duke takuar të vërtetën, mund të rriten në dashuri autentike”.

“Bëhet fjalë për një kërkesë sot të domosdoshme për ungjillizimin. Pasi jo rrallë takimi me Biblën rrezikon të mos jetë ‘një fakt’ i Kishës, por ti ekspozohet subjektivizmit e arbitraritetit, bëhet një nxitje e domosdoshme baritore dhe e besueshme e njohjes së Shkrimit Shenjt, për të shpallur, kremtuar e jetuar Fjalën në bashkësinë e krishterë, duke dialoguar me kulturat e kohës tonë, duke i vënë në shërbim të së vërtetës dhe jo të ideologjive të reja e duke zhvilluar dialogun që Zoti don të ketë me të gjithë njerëzit”

“Për këtë qëllim – ka shtuar Papa – duhet kujdesur në mënyrë veçantë për përgatitjen e barinjëve, që janë të paracktuar pastaj për përhapjen e Biblës me mjete të përshtatshme. Duhet inkurajuar nismat e përpjekjet në veprim për të nxitur lëvizjen biblike ndërmjet besimtarëve laikë, formimin e veprimtarë gjallërues të grupeve të ndryshme me një kujdes të veçantë për të rinjtë”. “E për të mbështetur përpjekjen –tha më tutje Papa –të bëjm ë të njihet feja përmes Fjalës së Zotit edhe për ata që janë larg fesë së Krishterë e Kishës e në mënyrë të veçantë atyre që janë në kërkim të sinçertë të kuptimit të jetës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.