2008-10-24 17:45:40

Në Konferencën evropiane kristiano-myslimane, në Bruksel, flitet për rishikimin me sy kritik të burimeve fetare, në përpjekjen për integrim.


(23.10.2008 RV)RealAudioMP3 Zhan-Pierre Rikard, kryeipeshkëv i Bordosë dhe zevendës-kryetar i Konferencave ipeshkvnore evropiane (Ccee), duke diskutuar në Konferencësn evropiane kristiano-myslimane, që u hap dje në Bruksel, për të përfunduar sot, shpjegoi se, kur flitet për marrëdhëniet Kishë-Shtet, preferon të përdorë dy terma: ‘asnjanësi dashamire” e ‘asnjanësi armiqësore’, nga ana e shtetit ndaj Kishës.
Nuk do të kisha dëshirë ta bëja këtë, por më duhet të nënvizoj se përshtatja e Kishës katolike në gjirin e shoqërisë moderne, në rrethanat e qëndrimit asnjanës të Shtetit, nuk është thjeshtë rezultat i aftësisë së saj për t’u integruar. Përshtatja është shoqëruar me një punë të dendur reflektimi teologjik themelor, që buron nga Koncili II i Vatikanit. Kujtoj posaçërisht – shtoi kryeipeshkvi i Bordosë - dekretin mbi lirinë fetare e edhe mësimet e Kushtetutës Gaudium et Spes mbi autonominë e Kishës e të shtetit. Mendoj se edhe besimtarët e feve të tjera - shtoi prelati – nuk mund të radhiten në shoqëritë evropiane, pa bërë përpjekje të ngjashme, pa rishikuar me sy kritik burimet fetare dhe të gjithë traditën e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.